in

Sot urojme per Ditelindjen gazetarin dhe poetin Ylli Musta

 

Urojme sot per ditelindjen gazetarin dhe poetin gjirokastrit Ylli Musta.
Ylli, gezuar, shendet, jete te gjate dhe krijimtari te mbare.

Ylli Musta eshte “shtepi poetesh”, ai eshte vellai i Poetit Roland Musta dhe poeteshes se njohur Vllasova Musta.

Me poezine e kane lidhur librat dhe shkolla, rrethi letrar i famshem i gjimnazit Asim Zeneli, pastaj fakulteti i Gazetarise ne Universitetin e Tiranes.

Ylli i perket brezit te gazetareve te shkolluar e profesionist qe nuk nderruan asnje dite zanat dhe mbajti emrin e mjeshtrit te fjales se shkruar.

Gazetarine e ushtroi ne gazeten lokale per vite te tera edhe disa vite pas `90 dhe kryeredaktor i saj.

Lexuesit gjirokastrit dhe me gjere e njohin per trajtimin e shkrimeve problemore dhe te “thekura” me nota te forta kritike, po ashtu per reportazhet dhe pershkrimet letrare, portretet dhe fejtonet, si ne shtypin e qytetit ashtu dhe ne organe te tjera te vendit.

Ndersa gazetarine si profesion e ka dashur dhe i ka bere yzmet, se  e “ka mbajtur me buke”, sportin e guetise dhe te peshkut per hob, poezine e ka patur te lire ne shpirt dhe me fjalen e saj eshte shfaqur i vertete, i qete, vargje me shprehje metaforike dhe fryme lirike, me ide e detaje, pejsazhe plot ngjyra, per  natyren dhe shpirtin njerezor.

Ne krijimtarine poetike te Yllit, e permbledhur dhe ne vellime poetike apo e faqosur ne gazetat e sotme letrare , eshte dashuria dhe ndjenja e mire per qytetin e tij te lindjes, per njerezit e dashur e zemergjere, per figura patriotike te saj si per Cercizin Topullin e luftetaret e lirise, per realitetet e sotme per te cilat shprehet edhe me dhimbje dhe trishtim per “gjera qe s`shkojne mire” , ne thelb thirrje te deshperuara, shprehje te sinqerta dhe te qarta te qendrimit si qytetar dhe poet me deshiren dhe vullnetin e mire per te ndikuar ne realitetin e sotem.

Gezuar Ditelindjen Ylli, shendet e jete te gjate, krijimtari te mbare e lumturi ne familje!

What do you think?

Written by Admini

Ndahet nga jeta gjirokastritia Gjyzo Hajdini, zonja e shijes dhe fjalës së ëmbël

Më në fund, “Plas”virusi edhe në Gjirokastër