Nuk dime shume hollësi për jetën profesionale të baritonit te njohur gjirokastrit Xhelal Angonit po dime qe ka qene i pelqyer nga publiku ne Gjirokaster, Tirane e gjetke, i duartrokitur edhe ne skena jashte vendit si pjesemarres me ansamblin artistik te qytetit etj.
Na kujtohet mire se aktivitetin si kengetar e ka filluar si pjese e grupeve amatore artistike te ndermarrjeve ku dhe ka shfaqur per here te pare talentin, zerin e pelqyer e te vleresuar me pas edhe me cmime e tituj nga jurite artistike.
Per te rritur aftesite profesionale ai studioi në degën e kantos si bariton dhe per vite me radhe punoi si kengetar me trupen e estrades profesioniste te Gjirokastres.
Ka kenduar solo dhe me kengetare te tjere, me Eftimi Llambron, Petrit Lulon, Arta Babaramon, Dhimiter Jovanin etj.
Pervojen e tij ne kete fushe e ka dhene dhe si mesimdhenes per pergatitjen e talenteve te shkolles se muzikes “Feim Ibrahimi” nga ku doli dhe ne pension.
Kengetarin Xhelal Angoni shoqeria gjirokastrite e njeh qytetar te urte, inteligjent e te kulturuar, te lidhur fort me jeten artistike dhe folklorike te Gjirokastres, i pandare dhe tani qe eshte banor i Tiranes.
Nuk ndahet nga Gjirokastra dhe vjen shpesh e eshte kurdohere i gatshem te japi kontributin e tij per gjallerimin e jetes muzikore ne qytetin e tij te lindjes.
E urojme Xhelal Angonin per pensionin, ta gezoje me jete te gjate e te lumtur!