in

“ Pjata e fundit, sarma me miell misri”-pergatitur per darke nga gjirokastritia Zana Mevlani! Ju befte mire!

Ja dhe sarmat me gjethe rrushi po kete radhe jo me oriz por me miell misri.

I ka pergatitur per darke amvisa gjirokastrite Zana Mevlani qe gatuan shume mire e mbi bazen e tradites te kuzhines gjirokastrite.

Ajo banon ne Athine po e zuri karantina ne Gjirokaster.

Vec miellit te misrit qe e ka blere ne Pazar, produktet i mblodhi nje e nga nje ne kopesht.

Sarmat i dolen te shkelqiera , plot arome e shije. Nje pjate e dergoi dhe per faqen tone. Ja sa te hijshme, sigurisht qe dhe shume te shijshme, me lakra kopeshti.

Po kush te haje me pare?!

Per te nxjerre mallin na dergoi receten qe shume mire dhe ju mund te pergatisni sarma me miell misri.

Ja perberesit :

Miell misri 1/2 kg

Gjethe rrushi te ziera pak

Lakra te egra, qepe te njoma

Ereza:maraj, dhjozme, majdanoz, kopro, çelepujke

Vaj ulliri, kripe

Kumbulla te pabera te tharta

Pergatitja:

Miellin e misrit, mbasi e sitis, e hedh ne nje tave dhe , me uje te zier , ne te cilin ke hedhur kripen ,ze brumin duke e trazuar me nje luge sa te futet gjithe mielli, brumi behet i trashe .

Merr lakrat, qepet e njoma dhe erezat, i grin holle, i vret me kripe, i hedh vajin brenda dhe i perzien me brumin, vaj duan me bollek.

Merr gjethen e rrushit , e vendos nga ana e lemuar ne dore dhe vendos brumin dhe e pleks… Ne fundin e tenxheres une ve disa shkopinj te holle nga molla , ftoi apo mani dhe gjethe rrushi te paziera, qe te mos ciknosin, po ashtu edhe vaj.. i vendos nje nga nje ne tenxhere dhe i ve nje pjate persiper, i hedh uje te zier, ku kam zier kumbullat , aq sa te vije ne nivelin e sarmave , mbasi kane pire ujet, i heq…

Sarmat jane gati! He , si thoni, keshtu i beni edhe ju?!

What do you think?

Written by Admini

101 vjeçare Vitua e Lame Arsenit në Pazar të Vjetër të Gjirokastrës që thoshte vjershat e Koto Hoxhit dhe 1 muaj se të ndahej nga jeta

Nuk jane vetem luks i hoteleve – Ja si ti beni shpejt ne shpi brioshet per mengjes!