Miremengjesi me nje poezi te poetit Hadër Mevlani “ Nje ndodhi e thjeshte, por qe se kam harruar…”
NJE NDODHI E THJESHTE ,POR
QE S`E KAM HARRUAR ….
Ne panairin e dymijes,
Une cova librin tim te pare,…
Si amator- ndjehesha mire :
U njoha me goxha shkrimtare !…
Nje dreke, me Odise K.Grillon,
Me Klara Kodren dhe Xhaxhine,
Kaq shume, -sic thone, na u “puq ylli”,…
U ulem bashke ne nje bujtine …
Sa vargje thame e u llafosem,
Sikur qeme njohur vite lashte,…
Nektar e ambrozi – pasosur,
Piva tek ky “Olimp” i larte !…
S`di kush me tha :- sa ke botuar ?-
Dhe une aty u zura ngushte,
Ndaj ula koken -turperuar,…
“Vetem kete …- thashe, faqeprush !…
Se une ne fakt, jam inxhinjer,…
S`kam bere shkolle per letersi,…
Bej ndonje vjershe,…ngandonjehere,
Dhe e lexojme me shoqeri !…”
-“E c`e pastaj, se nje ke nxjerre ,
Briten -, me sy te shkrepetitur,…
Po dhe luani- nje here pjell,
Nuk pjell si macja – vit pas viti !!!…”
Une s`di se sa here pjell luani,…
(S`kam dashur ta verifikoj,…)
Po di qe me ka marre malli,
Ata te tre t`i perqafoj !……