in

Bujtina e Shpëtim Beqos në Grykë të Selckës të Qarkut të Gjirokastrës

Nese deshiron te udhetosh ne zonat malore te Gjirokastres, nise udhetimin tend nga Libohova dhe qendro ne bujtinen e ngritur prane stanit te bariut Shpetim Beqo ne Gryke te Selckes.

Gjate udhetimit shijon natyren e bukur dhe pas kesaj nje dreke te shijshme me prodhime bio qe shtron Shpëtimi, bari nje jete, i njohur ne te gjithe zonen per mbareshtimin e dhive dhe trajtimin e nje parku jo te vogel me blete.Ushqimi eshte mish keci ne saç, djathe te napes,urle te kaçupit, kos, mjalt dhe fruta te thata.

Pas drekes, be dhe nje vizite lart ne fshat, ne Kishen e famshme te Shen Gjergjit, sodit malet rreth dhe ne zbritje Ujevaren e Selckes.
Vazhdo udhetimin per ne fshatin Poliçan ku edhe ketu shijon natyren dhe ushqimin e zones ne restorantin ne qender te fshatit dhe me pas vazhdo per te arritur ne pllajen e Çajupit ku te rrembejne bukurite e natyres dhe te shijon gjithashtu ushqimi i fresket qe nga mish i pjekur dhe bulmeti.

 

What do you think?

Written by Admini

Kur merrnim bukë me vete në udhëtim…

Peshqitë dhe Ngjalat e Lumit Drino, Ç`Thotë Peshkatari Niko Koçollari për Llojet, Cilësitë dhe Shijen e tyre!