Kur shkruajme per figura te njohura te qytetit te Gjirokastres qe tani nuk rrojne me ndiejme pikellim te veçante trazuar me kujtime dhe nderim per jeten dhe punen qe kane bere ne te mire te shoqerise dhe vendit.
Me kete ndjenje po i shkruajme edhe keto rreshta per njerin nga shoferet e shquar te Gjirokastres te ndjerin Mërkur Fule qe per 40 vjet me radhe punoi me profesionalizem e ndergjegje qytetare ne parkun automobilistik te mallrave dhe ne garnizonin e qytetit.
Qe ne vitet e para te punes nuk iu ndane mjetet e renda, zise, skode e saurrel, ne rruge fushore e malore, edhe ne ato ushtarake ku çonte materiale per nenrepartet malore, armatime, veshje, ushqime, hekur, inerte.
Puna e tij ngrihej ne lartesine e profesionisteve me te mire ne zanatin e shofereve te rrethit dhe çmohej e tille, ne radhen e atyre qe i vinin gjoksin punes e nuk thoshte kurre u lodha, qendronte ne harmoni me karakterin e tij, natyre e qete, buzagaz e i miresjellur me te gjithe, ne familje e ne shoqeri, me miqte e dashamiresit kur ulej dhe per nje kafe, ku ta zinte rruga.
Ka bere mijera e mijera km udhetime te gjata e te veshtira por nuk ka bere dhe nje gervishtje apo dhe nje aksident te lehte.
I vleresuar profesionist i klasit te pare ne zanat, mesoi edhe te tjeret, si instruktor per pergatitjen e shofereve te rinj te repartit ushtarak, pune te cilen e kryente me shume dashuri e pasion.
Ai i mesonte me kujdesin dhe merakun e mesuesit dhe prindit te mire qe mos nenvleresonin as teorine dhe as praktiken por te dyja keto elemente t`i zbatonin ne cdo udhetim.
Shoferet e dikurshem sot te shkuar nga mosha e kujtojne me respekt mesuesin e tyre te pare qe u dha keshilla dhe i mesoi te jene te kujdeshem kur udhetojne, te mos harrojne se jeten e kane ne rrezik nese nuk zbatojne kerkesat dhe rregullat e qarkullimit rrugor.
Sa ishte me ta, e gezonte fakti qe asnje prej tyre nuk kish pesuar dhe nje aksident por te gjithe ishin shembuj per te tjeret ne punet qe kryenin si shofere ne park apo ne ndermarrje te tjera.
Ne librin e transportit gjirokastrit Mërkur Fulia shenoi histori pune edhe si shofer taksie me stacion prites ne lagjen 18 Shtatori.
Cdo mengjes aty, pa gdhire mire dita deri vone, edhe ne pritje te autobuzeve te oreve te fundit qe vinin nga Tirana, udhetime ne fshatra, ne Kakavije e jashte Gjirokastres, gjithmone me buzeqeshjen e pandare dhe fjalet e para me miresjellje dhe miresi: Urdheroni, ku deshironi te shkoni?!
Kjo pune per te ishte me e lehta qe kish bere ne jete dhe vazhdonte ne zanat se nuk ishte mesuar ta kalonte kohen ne kafene po perseri ne ato rruge duke harruar lodhjet e gjata ne vite.
Keshtu cdo mengjes por…
Kur mesuan taksistet se ç`kish ndodhur, se shoku i tyre i mire e i dashur nuk ishte me ne jete, i mbuloi pikellimi dhe per disa dite me radhe vendin ku Ai rrinte me taksi e lane disa dite boshe ne kujtim e nderim te tij…
Edhe sot pas kaq vitesh, ata qe e kane njohur, kur ulen tek pezulet e stadiumit, perballe me vendin e taksise, ende vazhdojne te thone:
“ Ja ketu rrinte Mërkur Fulia me taksi!..”.