Ministri i brendshëm i Gjermanisë diten e djeshme nuk pranoi të shtrëngojë dorën me Kancelaren Angela Merkel per shkak te perhapjes në rritje të koronavirusit në vend.
Horst Seehofer, Ministri i brendshëm i Gjermanisë, kundërshtoi dhenien e dorës kancelares Angela Merkel në një samit në Berlin dje ne mëngjes – duke refuzuar të bënte një përjashtim nga synimi qe i kishte vene vetes per mos shtrëngimin e dorës me asnje person.
Merkel e mori gjestin me shpirt të mirë, duke tërhequr dorën dhe duke qeshur me ministren bavareze që shpesh ka qenë një gjemb në krah te saj.
“Kjo është gjëja e duhur për të bërë,” tha ajo ndërsa zuri vendin me të ftuarit në mbledhje ku menjehere shpërthyen te qeshurat.
Seehofer kishte thënë dje për mediat gjermane se ai kishte ndaluar së shtrënguari duart e njerëzve, duke shtuar se shpresonte që një vaksinë të gjendej brenda pak muajsh.
I pyetur nëse Gjermania do të shkonte aq larg sa të mbyllte qasjen në qytete ose rajone, ai tha se “një skenar i tillë do të ishte zgjidhja e fundit”.
“Vlerësoj se një vaksinë do të jetë në dispozicion deri në fund të vitit,” tha ai per gazetën Bild dhe Sonntag.