Vëmendje/ Ja Puna e Ëndrrave: Paguheni për të jetuar në një ishull mahnitës grek me 55 mace...
“PUNE E PAGUAR ME MACE! (Dhe është e vërtetë NUK është shaka – miq, mos ngurroni të verifikoni!),”
Njoftimi thote: “Një pozicion shumë i veçantë dhe jetese ne shtepi falas në një ishull të vogël grek të quajtur Syros, një parajsë e vogël e cila dodhet në Detin Egje në juglindje të Athinës, Greqi.
Paga është 500 euro në muaj.
Postimi thekson se puna nuk është me kohë te plotë dhe vjen me përfitime shtesë. Strehimi përfshihet në formën e një “shtëpie të vogël moderne gjysmë të izoluar me kopshtin e vet me pamje të drejtpërdrejtë në Detin Egje!”, Thotë postimi.
Puna zgjat rreth katër orë në ditë dhe përfshin ushqimin, pastrimin, mjekimin dhe dashuri-dhenien ndaj 55 maceve në kete shenjtërore.
“Ne jemi të vendosur në një zonë të izoluar të natyrës së ruajtur e cila është shumë e qetë sidomos në dimër. Ju padyshim do të kaloni më mirë nëse jeni tipi i personit që e vlerëson natyrën dhe i pëlqen qetësia – “lexon postimi. ” kurrë nuk do të ndiheni të vetmuar në shoqërinë e maceve”.
Sa më shumë përvojë kandidati te kete me macet aq më mirë, thotë postimi. 🙂