Teme dhe ekspozite e munguar ne Gjirokaster, kur te gjithe piktoret bejne nudo

Nudo eshte nje teme e vjeter e piktures. Teme e dashur per cdo piktor po jo e shfaqur ne publik nga te gjithe.

Nuk na kujtohet ndonje ekspozite ne Gjirokaster me teme te tille. Pse ka ndodhur kjo,jashte deshires e vullnetit te piktoreve, dihet.

Ne sistemin e kaluar, nudo ishte “ molle e ndaluar” po perseri, jo me piktura ne ekspozita, po ne studio pikturohej nudo, sigurisht jo nga te gjithe.

Mesa dime, piktore e skulptore te qytetit, me shkolle artistike dhe te larte, kane vizatuar me kalem dhe me bojra modele ne studio dhe, per kete teme, piktori i shquar gjirokastrit Bashkim Ahmeti eshte shprehur se eshte tema mbase me e hollë dhe më e bukur ku piktori do të ballafaqohet dhe do të përballojë disa sfida të profesionit, të mjeshtërisë, por edhe sfida të sensibilitetit, të kualiteteve më të holla të artit të tij. Të gjithë piktorët bëjnë nudo. Edhe unë kam bërë të tilla, që tërheqin vëmendjen dhe shkaktojnë diskutime.

Nuk dime per te tjere, ne kane praktikuar dhe ekspozuar piktura nudo po per nje gje mendojme dhe jemi te sigurte se ne studiot e piktoreve dhe skulptoreve tane, te qytetit, vizatime dhe tablo nudo nuk mungojne.
Nisur nga nje fakt i tille mbase do menduar dhe vepruar per nje ekspozite te tille.
Cfare thone qytetaret dhe specialistet?