Supe e pergatitur nga Apostol Buzopulos Buzi

 

Shume nuk i kane qejf suprat. Po tu vesh supe perpara varin turinjte duke mos ditur qe suprat jane gatimet me te mira per organizmin e njeriut.
Kete supe qe gatova dje e kam huazuar nga nje shef kuzhine shume i degjuar grek,
Une e kam gatuar shume here supen me pule por ne tjeter menyre me te tjera perberes. dhe larg shijes se kesaj supe te djeshme.Helbete nje rrobaqepes nuk mund te harije cilesine e gatimit te nje kuzhinieri apo shef kuzhine.


2 kofsha pule
1 qepe
1 presh
2 karota
1 piperke jeshile
2 gjethe define
Piper i zi koker
Vaj ulliri
Krip
2 te verdha veze
2 limon
Kofsheve ju heqim lekuren dhe i veme ne tenxhere te ziejne per rreth 25 min,
I heqim nga tenxheria,
Presim qepen, piperken, karotat ne copa te vogla.
Preshin e presim me katersh per se gjati dhe pastaj ne copa te vogla. I presim te vogla se do bejme supe nuk do bejme turli.
I hedhim ne tenxhere ne lengun ku kemi zier kofshet e pules. Shtojme vaj . dafine , piper te zi koker dhe e leme te zieje per rreth 20 min. Ne 5 minutshin e fundit shtojme copat e pules dhe e leme pak te marrin nje vale bashke me zarzavatet.
Heqim tenxheren nga zjarri dhe i shtojme limonet e shtrydhur . E trazojme me luge druri .
Kripa hidhet kur ziejne kofshet ,
Me tel rahim ne nje tas te vrdhat e vezeve,
Me garuzhde shtojme ne TAs nga lengu i supes dhe e trazojme me ngadale. Duhet 5 me 6 garuzhde leng jo vetem nje.Me nje nuk behet.
Pastaj perzierjen e hedhim ne tenxhere. dhe e trazojme.
Keshtu behet supa me shije shume te mire.