Supe Avgolemono :). Nese je vete, do ta fshish tere tenxheren.

Duhen per pergatitjen
100 gr trahana
3 veze
1 limon
1 kub galina blanca
kripe
piper i zi
pak koper

Koha e pergatitjes: 20 minuta

Pergatitja e recetes:

1. Ne nje tenxhere ne zjarr hedhim 1 liter uje dhe e leme te valoje.
2. Ne nje ene te thelle i thyejme tre veze dhe i rrahim me telin e kuzhines duke u shtuar edhe kripe sebahku me lengun e limonit.
3. Ne ujin qe po valon hedhim kubin e galina blances dhe duke e perziere hedhim dhe trahana dy luge.
4.Te gjithen masen e ziejme per pese minuta.
5. Ne fund me nje garuzhde marrim nga supa e ftohur dhe e hedhim ne enet me vezet e rrahura, duke e perziere me telin e kuzhines.
6. Masen e hedhim te gjithen ne ujin qe ishte duke u valuar.
7. Ne fund i hedhim kopren mbasi ta kemi servirur.
Ju befte mire!

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com