Studimi/ E frikshme, efekti shkatërrues i pandemisë, ja sa persona mund ta marrin

Një miliard njerëz në mbarë botën mund të marrin koronavirus. Ky është alarmi i përfshirë në një studim të OJQ-së ”International Rescue Committee” bazuar në modelet dhe të dhënat e OBSH-së.

Sipas raportit rrezikohet të ketë rreth 3 milionë viktima në dhjetëra vende.

“Këta numra duhet të jenë një thirrje zgjimi. Efekti shkatërrues i pandemisë ende nuk ka arritur në zonat më të brishta dhe vendet e shkatërruara nga luftërat”, theksoi presidenti i IRC David Miliband.

”Qeveritë duhet të punojnë për të eliminuar çdo pengesë për ndihmën humanitare,” shtoi ai.ATA/os//a.a//r.e/