Sot Ditelindjen e ka kengetari i njhur Kozma Dushi, i dashur edhe per artdashesit gjirokastrite
Sot Ditelindja e kengetarit te njohur Kozma Dushi.
Feston 67 vjetorin e lindjes dhe ne i urojme shendet e lumturi, i gezuar te festoje dhe 100 vjetorin.
Kengëtari Kozma Dushi me zerin e tij te bukur eshte i dashur dhe i pelqyer edhe per artdashesit gjirokastrite dhe krahinave rreth saj.
Ai ka marre pjese ne festivale e takime artistike te zhvilluara edhe ne Gjirokaster, i ftuar ne vite ne disa koncerte te perbashketa edhe me kengetare te tjere.
I ftuar ka qene dhe ne premierat e Estrades Profesioniste te qytetit.
Si kengetar profesionist ka nje repertor te pasur kengesh, te interpretuara ne skenat e gjithe vendit si dhe ne ekranet e TV.
Qyteti i lindjes eshte Berati qe i ka falur zerin dhe ai ia ka shperblyer duke e nderuar ne festivale e takime kengetaresh jashte e brenda vendit.
E filloi karrieren ne Estraden Profesioniste të Beratit, perfundoi institutin e Lartë të Arteve në vitin 1984, i punesuar me pas ne Ansamblin e Shtetit në vitin 1985 dhe ne festivalin e 15-të në Radio Televizion prezantohet per here te pare e me pas ne te tjerat radhazi duke fituar edhe cmime.
I urojme shendet e jete te gjate te kete !