Sorbeto pjepri per keto dite te nxehta

Ju ka ndodhur edhe juve qe ndonjehere pjeprin qe kemi blere te na ngeli ne frigorifer.
Por, kjo nuk ka perse te ndodhi me sepse ne do iu japim nje recete sesi ta kthejme pjeprin ne nje sorbeto te shijshme per tu freskuar keto dite te nxehta.

Perberesit per kater persona

600 gr pjeper
300 gr sheqer
1 limon
200 gr uji

Pergatitja e recetes
1. Ne fillim bejme nje shurup me uje dhe sheqer duke i lene te valojne per 10 minuta. Mbasi kemi bere shurupin e heqim nga zjarri dhe e leme te ftohet.
2.Qerojme pjeprin duke e pastruar edhe nga farat dhe e presim ne feta. Me pas grime pjeprin ne grirese dhe i hedhim shurupin qe tashme na eshte ftohur.
3.Marrim nje limon dhe e shtrydhim mbi masen qe perftuam me siper.
4.E hedhim perzierjen ne nje tas te madh dhe e vendosim ne frigorifer tek ngrirja.
5.Mbas 30 minutash e fusim ne nje blender deri sa te krijohet mase homogjene
6.Mbas 3 ore ne ngrirje e sherbejme sorbeton duke e ndare me luge akulloreje nese keni mundesi ose me luge te medha te zakonshme .
Ju befte mire!