Si ti bejme simitet ne shtepi te buta dhe ne pak kohe...
Ndonjehere na merr malli per eren e kendshme qe leshon buka kur piqet dhe gjithashtu per butesine e saj. Prandaj perse ndonjehere mos ta pergatisim vete ne shtepi. Ne po ju sjellim nje recete shume te thjesht.
Nje filxhan me uje te vaket dhe dy luge maja i trazojme sebashku me nje luge kafe sheqer dhe nje luge kafe kripe.
Ne nje ene tjeter hedhim tre filxhan me miell dhe tre luge vaj ulliri sebashku me ujin e vaket me maja birre. Mbasi e punojme brumin e leme 1 ore te pushoje. Mbasi e shohim qe eshte fryre e ndajme ne simite te vogla. Me pas e punojme miellin ne simite te vogla dhe e leme 10 min. I pjekim ne furre per 15 min dhe ne nje ene tjeter gjate kesaj kohe miksojme sebahsku nje veze, gjalp dhe nje luge rigon. I nxjerrim nga furra, i lyejme te gjitha dhe ne fund i pjekim per 40 min ne 180 grade.