Shqiptarët falin Namazin e Fitër Bajramit/ Mijëra besimtarë mbushin sheshin "Skënderbej"
Shqiptarët falin Namazin e Fitër Bajramit/ Mijëra besimtarë mbushin sheshin “Skënderbej”. Ja si u kremtua edhe në rrethe
Mijëra besimtarë myslimanë kanë mbushur mëngjesin e sotëm ( 21 Prill) sheshin “Skënderbej” ku po organizohet ceremonia e faljes së Namazit të Fitër Bajramit.
Ceremonia nisi rreth orës 06:00, ndërsa Namazi u fal në orën 06:40. Ajo nis me leximin e kuranit, vazhdon me një ligjeratë, faljen e namazit dhe Hytbe./Oranews/