Shpërthim me Lëndë Plasëse në Shkodër, Mbrapa Banesës së Shefit të Policisë Theth.Për Pasojë ka Vetëm Dëme Materiale !

Njjë sasi lënde plasëse ka shpërthyer pas banesës së shefit të Stacionit të Policisë Theth, shtetasit Prele Milani. Nga shpërthimi fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe jo lëndime në njerëz. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 21:45, në lagje “Guerrile” Shkodër.
Bëhet e ditur, se komandanti i postës në Theth sapo kishte dalë nga shtëpia në momentin që ndodhi shpërthimi. Në banesë ndodheshin bashkëhsortja dhe e bija e tij.
Ja njoftimi i policisë:
Më datë 04.01.2020, rreth orës 21:45, në lagje “Guerrile” Shkodër, mbrapa banesës së shtetasit P. M. me detyrë shef i Stacionit të Policisë Theth, Shkodër, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, shpërthyer një sasi lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.