Salca nga beshameli, pergatiten kaq thjeshte dhe i japin cdo ushqimi nje shije te vecante

Gjate pergatitjeve te salcave duhet te jemi te kujdesshem sa u perket erezave sepse shija e salces nuk duhet te dominoje ne relacion me shijen e ushqimit me te cilin shperbehet, por duhet ta potencoje shijen e tij. Keto salca jane te rendesishme sepse me perberjen dhe erezat, arrijne ta pasurojne shijen, e me ngjyren dhe eren shpeshhere e stimulojne oreksin
Ekzistojne dy lloje salcash: te ftohta dhe te nxehta.

Salca te nxehta
Salcat e nxehta mund te pergatiten ne kete menyre:
1. me fergese, e cila mund te jete e bardhe ose e eret
2. me miell ose niseshte, te zbutura ne uje apo ne ndonje leng tjeter
3. me te verdhat e vezeve

Salcat e ftohta me se shpeshti pergatiten nga majoneza, si baze pergatitjeje dhe me ereza.

Me poshte ne po ju rendisim disa salca beshameli te cilat kane nje pergatitje shume te thjeshte.
Beshamel me djathe
1. Si fillim pergatisim vec beshamelin.
Ne nje tenxhere ne zjarr shkrijme gjalp, shtojme miell dhe e perziejme derisa te perftohet nje ngjyre e verdhe. Ne fund hedhim qumesht, kripe piper sipas deshires.
Hedhim ne mase djath te shkrire dhe e perziejme
Ne fund hedhim nje limon
Kjo salce sherbehet me peshk, veze dhe brumera te ziera

2. Belshamel me rrepe te kuqe dhe me qumesht
Ne zjarr hedhim gjalp dhe miell sebashku me leng supe. Gradualisht i shtojme dy te verdhat e vezeve te rrahura me qumesht. Ne fund i shtojme rrepe te kuqe te grire.

3. Belshamel me ajke qumeshti te trashe
Ne beshamelin e peratitur hedhim nje luge ajke qumeshti te trashe dhe e vendosim ne zjarr. Ne fund hedhim dhe nje luge tjeter ajke qumeshti te trashe gjithashtu dhe nje luge gjalp te shkrire.
Kjo salce sherbehet me veze dhe pule.

4. Salce Morne
Kjo lloj salce eshte e mire te perdoret me perime.
Belshamelit te pergatitur me pare i hedhim ajken e qumeshtit te trashe gjithashtu dhe nje luge gjalpe sebashku me djathe te grire dhe e perziejme derisa te shkrihet.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com