Rritjen më të Madhe të Popullsisë në Botë e ka Afrika
Fondacioni Gjerman për Popullsinë Botërore në Hanover; natën e vitit të ri në botë do të ketë përafërsisht 7.754.847.000 njerëz, ose thënë ndryshe 83 milionë më shumë se një vit më parë.
Sipas këtij fondacioni çdo sekondë Tokës i shtohen 2,6 banorë. Kjo shifër del nga raporti i lindjeve dhe vdekjeve gjatë së njëjtës periudhë. Parashikohet që në vitin 2023 popullsia në botë do të jetë 8 miliardë.
Rritjen më të madhe të popullsisë e ka Afrika.
Sipas ketij fondacioni, nëse bota sot do të ishte një fshat me 100 banorë, 59 syresh do të vinin nga Azia, 17 nga Afrika, dhjetë nga Europa, tetë nga Amerika Latine, pesë nga Amerika e Veriut dhe një nga Oqeania. Në vitin 2050 ky fshat do të kishte gjithsej 128 banorë.