Qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta mbështesë financiarisht kurimin e doktor Drinit, deri në shërimin e tij të plotë. Forca Doktor Drini!

 Qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta mbështesë financiarisht kurimin e doktor Drini Dobit, deri në shërimin e tij të plotë. Dr. Dobi është prekur nga COVID-19 dhe ndodhet në situatë të vështirë shëndetësore.

Lajmin e ka bere të ditur sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Ne postimin e saj midis te tjerave ajo ka thene:

“Kam një falënderim për të gjithë ata qytetarë dhe kolegë, të cilët janë solidarizuar me doktor Drini Dobin, sot kur ngrohtësia e mirënjohjes për kontributin human dhe profesional është kaq e rëndësishme në luftën kundër sëmundjes.

Doktor Drini luftoi me Covid-in dhe lufta e tij për jetën po vazhdon për arsye të komplikacioneve të mëtejshme.

Personalisht kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e doktor Drinit dhe me mjekët që po ndjekin trajtimin për problemin e komplikuar shëndetësor të tij”.

Manastirliu shprehet se  “qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta mbështesë financiarisht kurimim e doktor Drinit, deri në shërimin e tij të plotë”.

Forca Doktor Drini!