Prefekti i Tiranes Afrim Qendro: Përgëzime Nevis Hasanit për rezultatin fantastik
Prefekti i Tiranes Afrim Qendro:
Ky kingu që shihni këtu krenoi jo vetëm familjen e tij, por nderoi lart edhe Shqipërinë Përgëzime Nevis Hasanit për rezultatin fantastik që mori në Kampionatin Ballkanik të Karates për moshat U12.
Shkoi deri në finale me besimin e madh te vetja dhe flamuri kuqezi duke u shpallur nënkampion i Ballkanit. Zemra mal për këtë talent që premton shumë jo vetëm për klubin e Tironës, por edhe për Shqipërinë. Ka përpara një të ardhme të ndritur në këtë sport dhe është një model i shkëlqyer për t’u ndjekur nga fëmijët e tjerë. Forca kampion!