Plas Bomba ne PD - Basha Largon Berishen! Ja si ja kthen ish-kryeministri...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vendosi sot pasdite të largojë nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha.

Basha: Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar në forcimin e demokracisë dhe e çoi miqësinë me SHBA në nivele më të larta. Dua ta përsëris se vendimi i DASH nuk cenon arritjet madhore të Shqipërisë nën drejtimin e Berishës.

PD mbështet kërkesën për transparencë të bërë nga Berisha i cili ka marrë një vendim në mbrojtje të dinjitetit të tij. Nga ana ime prej dy muajsh e gjysmë kam bërë të gjitha përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje për këtë çështje.

Partneriteti i PD është i pacenueshëm dhe do duhet të vijojë të mbetet i tillë në interes të demokratëve dhe të ardhmes së Shqipërisë.

Ne i konsiderojmë SHBA aleatin tonë strategjik më të rëndësishëm për Shqipërinë. Për të konkretizuar këtë qëndrim kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të PD-së.

Nderkohe i menjehershem ka qene reagimi i ish kryeministrit duke deklaruar se kryetari aktual i PD shkelmoi parimet
dhe po ben nje fasade opozite.

Ai shtoi se do te filloje cdo aksion per te rivendosur sovranitetin e Partise Demokratike.