Pice e shtepise nga nje amvise gjirokastrite: Si ju duket?
Kete pice e ka derguar nje nga antaret e rregullta te Kuzhines Gjirokastrite me kerkesen qe te mos e veme emrin, mbasi nuk eshte e sigurte per formen dhe cilesine.
Mesa duket ka nje merak.Duke qene nga Gjirokastra, edhe mund t`i thone po c`ke bere kete pice kaq te vogel sa per nje njeri. Ndoshta kjo eshte arsyeja por ne, si redaksi, mendojme ndryshe:
Pica na duket e mire ne pamje dhe perberesit e saj bile dhe me e mire nga ato te Qafes se Pazarit!
Sa te njiheni me receten jepni dhe ju ndonje mendim!
Pice e shtepise per kater persona:
Per brumin duhen: 2 filxhan caji me miell, 2 luge kafeje me maja te thate, 1 luge kafeje sheqer, 3- 4 luge vaj ulliri dhe pak kripe.
Tresim majane dhe sheqerin ne nje filxhan me uje te vaket dhe e hedhim ne miell zeme brumin duke hedhur kripen dhe vajin, brumi zihet i bute, me pas e vendosim ne nje tas dhe e mbulojme me leter celefoni duke e lene 2 ore. Pas dy ore e punojme perseri , e shtrojme ne tepsi te lyer me vaj e te sperkatur me pak miell.
Siper e lyejme me salce domateje te fresket,hedhim djath te bardhe te grire, pak rigon vendosim feta te te holla me qepe, speca e domate dhe e mbulojme me djath pice.
E pjekim ne 200 grade.