Për ata që nuk i zë gjumi/ Qafa e Pazarit në Gjirokastër, a është kjo foto e vitit 1924?!
Po çelim nje rubrike te re ne faqen tone “Per ata qe nuk i ze gjumi”
E fillojme me shkrimin ” Qafa e Pazarit në Gjirokastër, a është kjo foto e vitit 1924?!
Kjo foto e percjelle gati 1 muaj me pare ne nje nga faqet e internetit dhe qe u shoqerua me te tjera me pas, eshte shume e bukur dhe interesante qe zgjon kersheri.
Per te u bene shume komente me arsyetime dhe argumente te ndryshme dhe pika ku u qendrua me shume nga komentuesit ishte viti i shkrepjes.
Ne krye te saj kur u hodh ne internet, eshte shkruar viti 1924. Per hedhesin ndoshta eshte ky vit po per shume komentues Jo.
Ata nuk kane qene dakort duke u shprehur se kjo foto i takon ketij e atij viti, bashkeshoqeruar dhe me argumente ne planin historik dhe ate kulturor, ne marredheniet qe qyteti ne vite te ndryshme ka patur me moden, kryesisht me veshjen e grave sikunder “pasqyrohet” edhe ne foto.
Per disa kjo foto eshte e vitit 1930 , per te tjere e kohes se Luftes se Dyte Boterore, te tjere Qafa e Pazarit e pas vitit 1944. Komentues te shumte jane shprehur edhe per vitet 60-70 por jo me tutje.
Ama nuk eshte arritur ne nje konkluzion apo shkurt ne gjetjen e vitit te sakte, per te dokumentuar kohen e shkrepjes se saj.
Ne foto nuk permendet as autori qe me kalimin e viteve, edhe nese eshte ditur, tani ka mbetur anonim, nuk ka ndonje te dhene.
Eshte rasti qe, pas debateve, t`i kthehemi dhe nje here veshtrimit te saj dhe ndoshta nga ndonje komentues mesojme dhe te verteten, zbulojme vitin e sakte te saj ose ne fund te fundit do pranojme vitin 1924 , apo nuk jeni dakort?!