Pas zjarrit të sotëm në Mashkullorë, reagon dhe përsërit apelin e tij kryebashkiaku Flamur Golemi.
Për pak sot në Mashkullorë mund të ishte krijuar një situatë e ngjashme me atë në fshatrat e Antigonesë e mos më keq. Falë ndërhyrjes së shpejtë e shmangëm, POR dua të ripërsëris APELIN që secili t’i thërrasë mendjes e të mos luajë me zjarrin. Edhe kjo e sotmja Ishte zjarrvënie e qëllimshme, që do të marrë ndëshkimin sipas ligjit, por ju lutem tregohuni të përgjegjshëm dhe bashkëpunues në këtë situatë emergjente. Shihni çfarë ndodh me fqinjët tanë dhe kuptoni se mund të jemi vetë përballë një katastrofe të tillë nëse nuk i vëmë gishtin kokës. I bëj thirrje banorëve të fshatrave e në mënyrë të veçantë barinjve, të tregohen të kujdesshëm. Përballë zjarrit rrezikohemi të gjithë. Nuk vlen rigjenerimi i një kullote më shumë sesa jeta jonë./Lajmi Gjirokaster/