Oligert Dika 32-vjeç, qe per shume perdorues te Tik-Tok njihej si "Olsi polici" humbi tragjikisht jetën nga nje kamion

Oligert Dika 32-vjeç, humbi tragjikisht jetën këtë të martë, pasi u përplas nga një kamion. Ngjarja ndodhi në rrugën “Kastriotët”, në Kamëz. Një vend ky ku viktima, që për shumë përdorues të TikTok njihej si ‘Olsi polici’, qëndronte shpesh.

Në platformën sociale janë të shumta videot ku 32-vjeçari shfaqej në rrugë duke ‘drejtuar’ trafikun, si të ishte polic i Rrugores. Në disa prej videove të postuara nga përdorues të ndryshëm në TikTok, 32-vjeçari shihet në rrugë, teksa mban tabelë e bilbil.

Ai ishte shndërruar në personazh në TikTok pikërisht për “profesionin” që siç duket e kishte me pasion. Edhe këtë të martë Olsi ndodhej në rrugë, i veshur me jelek si ato të Policisë Rrugore e me tabelë në dorë, kur u përplas teksa ndodhej në vijat e bardha.

TVKLAN