Ofrohen 2000 Euro për të jetuar në Itali! Kryetari i Komunës së "Napolit të Vogël" risjell Dolce Vita!

Kryetari i Komunës Italiane ofron 2000 euro per kedo qe eshte i gatshem te jetoje ne nje fshat turistik te vogel prane Puglias ne Itali!

Nicola Gatta, Kryetari i Komunës së Candela, nje qyteze e vogel ne Puglia te Italise, ka bere nje oferte me shpresen e rijetezimit te ketij fshati turistik ne te cilen popullsia ka filluar te pakesohet. Sot aty jane vetem 2700 rezidente qe jetojne ne Gandela.

Gatta tha per CNN Travel se ai do te riktheje numrat e meparshem te vitit 1990 ku popullsia ka qene rreth 8000 banore. Ne kete kohe kjo qyteze quhej “Napoli i Vogel” por renia e popullsise ka qene nje problem kombetar per dekada, prandaj oferta ne fakt nuk eshte nje gje e re.

Në maj, Daniele Galliano, kryebashkiaku i Bormidës – një qytet i vogël rural në Liguria – ofroi 2,000 euro nëpërmjet internetit dhe Facebook për këdo që donte të lëvizte.

Ai së shpejti e tërhoqi ofertën pasi u përmbyt me banorët e mundshëm. Gatta, megjithatë, duket i gatshem. Gjashtë familje tashmë janë zhvendosur nga Italia e Veriut, me pesë të tjerë në procesin e zhvendosjes, tha ai për CNN.

Jeni te interesuar për dolce vita? Duhet të zotohesh për të qenë një banor i përhershëm, të marrësh me qira një shtëpi në qytet dhe të fitosh më shumë se 7,500 euro në vit. Nëse i përmbushni kërkesat, këshilli do të paguajë 800 euro për beqaret dhe 1.200 euro për çifte. Familjet deri në pesë persona marrin mbi € 2,000. Kreditë e taksave mbi faturat e këshillit janë gjithashtu në dispozicion.