Njoftim i rendesishem i Policise se Shtetit:Duke filluar nga mbrëmja e sotme e në vijim Pikat e Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë...

NJOFTIMI I PLOTË

Autoritetet policore greke, njoftojnë se duke filluar nga mbrëmja e sotme e në vijim, nga ora 22:00 deri në orën 6:00 Pikat e Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë. Pikat e kalimit do të jenë të hapur për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 6 deri në 22:00. Policia e Shtetit fton qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të ️shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit që Pikat e Kalimit janë të mbyllura pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar .Gjithashtu Policia e Shtetit njofton qytetarët se duke filluar nga data 16 Gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë , do të karatinohen për 7 ditë. Lejohet të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese.

Shtetas të B.E-së apo me leje qëndrimi në vendet e B.E-së dhe vendet e tjera të treta nuk lejohet të hyjnë nëpërmjet P.K.K. Kakavije dhe Kapshticë për në Greqi. Policia e Shtetit apelon që të gjithë qytetarët të ndjekin udhëzimet e autoriteve për lëvizjet në kufi si dhe të respektojnë me rigorozitet masat mbrojtëse me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 .

Ky njoftim i Policisë vjen pak ditë pas vendimin të Greqisë, për të mbyllur pjesërisht kufijtë me Shqipërinë. Sipas vendimit të qeverisë greke, do jenë vetëm Kakavija dhe Kapshtica e hapur për kalim, por jo gjatë natës. Po ashtu të gjithë shqiptarët që do udhëtojnë drejt vendit fqinj do karantinohen për 7 ditë.