Njoftim i Keshhillit te Qarkut Gjirokaster: Kufiri tokësor me Greqinë,pikat e hapura dhe si duhet te veproni...

NJOFTIM I KESHILLIT TE QARKUT GJIROKASTER

📌Sipas njoftimit zyrtar të bërë nga autoritetet policore greke, në zbatim të vendimit të qeverisë greke, kufiri tokësor 🚧 me Greqinë do të jetë i hapur vetëm nga Pikat e Kalimit Kufirit Kakavije dhe Kapshticë.

📌Shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke, shtetasit grekë dhe minoritarët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Greqisë duhet që brenda 48 orëve para udhëtimit të plotësojne online formularin PFL (Passenger Locator Form) në adresën zyrtare në linkun: https://travel.gov.gr/#/

📌Pas plotësimit të formularit online secili qytetar do të marrë ne e-mail një konfirmim me nje barcode të cilin do e paraqes para autoriteteve 🛂 në pikën hyrëse të kalimit në Greqi 🇬🇷.

📌Në rast se një qytetar nuk disponon konfirmimin me barcode, nuk do të lejohet të kalojë kufirin 🛂⛔.

📌Qytetarët e vendeve të B.E-së apo vendeve të treta nuk lejohet të kalojnë kufirin.

📌Testimi për COVID-19 do të kryhet me përzgjedhje algoritmike dhe shtetasit që do i nënshtrohen testimit do të izolohen në adresën e deklaruar prej tyre deri në daljen e rezultatit. Në rast se qytetari rezulton pozitiv ✅ me COVID-19 do të karantinohet për 14 ditë në adresën e deklaruar.

📌Lëvizja e automjeteve të transportit të mallrave 🚛 🚚 vazhdon normalisht si në hyrje edhe në dalje 🇦🇱 🇬🇷 por edhe shoferët e kamionëve duhet të plotësojnë formularin online.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com