Njihuni me frutin ekzotik qe zevendeson mishin. Ai eshte...

Kete frut ne vendin tone nuk e kemi pikasur asnjehere, ndoshta dhe shumica nga ne nuk e njohin, por nese jetoni ne SHBA ose ne vendet aziatike eshte e pamundur te mos e keni pare ne supermarkete.

Fruti eshte i gjelber dhe ka nje pamje te cuditshme prej iriq deti. Ai quhet “Jackfruit” dhe perdoret ne keto vende prej shekujsh duke i zene vendin mishit ne receta te panumerta.

Ka nje ngjashmeri me mishin kur gatuhet.

Ajo çka e bën këtë frut edhe më interesant dhe të përshtatshëm për konsum të gjerë, është se pema ku ai zhvillohet i reziston si thatësirës, ashtu edhe parazitëve, çka nënkupton se kërkon fare pak mirëmbajtje dhe për më tepër një pemë, prodhon deri në 200 fruta në vit.

Do te ishte mjaft mire qe te importohej dhe ne vendin tone.