Në Tirane nje vilë qe përdorej edhe si kopësht fëmijësh perfshihet nga flaket
Në vilë e cila përdorej edhe si kopësht fëmijësh në Tiranë, është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Zjarri ka rënë në papafingo dhe janë larguar me shpejtësi banorët.
Brenda banesës nuk ka patur asnjë fëmijë në momentin që ra zjarri.
Njoftimi
Më datë 03.06.2020, rreth orës 19:30, në rrugën “Skender Luarasi” ka rënë zjarr në papafingon e një vile 4-katëshe, nuk ka problem për banorët pasi është bërë e mundur evakuimi në kohë i banorëve.
Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikses të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.Mapo