Ne Permet, projekt per restaurimin e peizazhit urban historik të qendrës së vjetër etj
Me financim nga Banka Botërore, Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të zbatojë në qytetin e Përmetit projektin “Rigjenerimi i Integruar Urban”.
Projekti synon restaurimin e peizazhit urban historik të qendrës së vjetër, unifikimin e fasadave, portave të vjetra dhe çezmave antike me impakt në përmirësimin e aksesit të këmbësorëve dhe lidhje më të mirë të qendrës historike me qytetin modern.
I njohur si qyteti i luleve, i këngëve popullore lirike me saze, por veçanërisht i glikove ky qytet do të vazhdojë të ruajë më së miri arkitekturën karakteristike që reflekton historinë, kulturën dhe të bukurën.