Ne mbremjet e gjimnazit ju kujtohet se cfare ndodhte ne vallzimin e fundit?

Gjimnazistet e viteve 65 e larte kujtojne shume mire mbremjet e vallzimit, ne klase, ne koridore dhe palestren e shkolles.

Ne keto vite, mbremje jo dhe te shpeshta po beheshin edhe ne mjediset e gjimnazit te Gjirokastres.

Kur zhvilloheshin ne klase bangat nxirreshin ne koridor ndersa me klasa paralele ose ne koridorin e katit te dyte ose te trete, po dhe ne sallen e madhe te palestres. Mbremjet e vallzimit organizoheshin pas ores se mesimit , pasdite ose ne te ngrysur te dites, me orkestra te thjeshta qe u binin dy tre veglave, fizarmonie, klarinete e xhez.

Mbremja kishte nje rregull te pashkruar po qe keshtu ishte percjelle nga brezi i pas 44 es. Per te qene ne rregull me traditen e krijuuar fillonte me nje valle dhe ne fund mbyllej me vallzim.

Pas valles e merrnin ne dore fuqine djemte, kavalieret, po sa na kujtohet, per te mos krijuar kaos, fuqia u kalonte vajzave si me te permbajtura ne momentet e para te mbremjes, se me vone dhe ato, leshoheshin me vrull kush te kercente me shokun me te afert ne miqesi, me ate qe kishte ne bange, apo dhe qe kish rene ne dashuri te fshehur qe ralle mesohej nga te tjeret.

Ne raste te vecanta , me urdher te drejtorise, ne keto mbremje vallzimi merrnin pjese edhe mesuesit kujdestare qe ne pergjithesi mbanin distance si gjate mbremjes dhe ne vallzim. Preferonin me shume te hiqnin nje valle, e shumta nje apo dy kercime dhe pastaj benin gjoja sikur kishin ndonje takim apo mbledhje dhe shkeputeshin me shprehjen e tyre te zakonshme ‘Vazhdoni po sic e kemi lene deri ne filan ore ! »

Me te zhurmshme e interesante dhe me te lira ku gjimnazistet vallzonin jo fare fare ne distance me njeri tjetrin ishin nbrenjet masive ne palestren e shkolles. Ne to dhe e shkelnin, kercenin dhe ngjitur, gjoja si padashje duke ngateruar hapin dhe ritmin ose justifikoheshin se nuk kercej mire etj.

Keto quheshin mbremje me shkollen qe venin te gjithe dhe nuk ishin me detyrim por qe palestra mbushej sa nuk kishe ku te hidhje mollen. Ne keto mbremje futeshin edhe te rinj qe s`kishin lidhje me shkollen por qe shoqeronin shoqe apo te afertat e tyre.
Momenti me kulmor ne keto mbremje vallzimi ku e verteta eshte se dominonin vallzimet e jo vallet, ishte faza e fundit, e perfundimit te saj kur drejtuesi i mbremjes paralajmeronte me pare per vallzimin e fundit qe pritej me nervozizem te shfaqur dhe me thirrjet ‘edhe nje, edhe nje’, kerkese e pergjithshme qe here plotesohej e here jo po ne pergjithesi fjala e kryesonjesit ishte e prere per kercimin e fundit dhe mbremja mbyllej.
Pas ketij pershkrimi kemi nje pyetje per te gjithe :

SI E KUJTONI VALLZIMIN E FUNDIT , CFARE NDJENIT DHE CFARE NDODHTE DERI NE MBYLLJE  ?