Ne Labove te Kryqit te Gjirokastres, njihuni me Bujtinen magjike, me diell edhe ne perendim te dites

“Bujtina ‘Maria’, në Labovën e Kryqit, eshte nje shtepi me diell, ,magjike edhe ne perendim te dites, sic duket ne kete foto te hedhur ne faqen e tij ne FB nga biznesmeni gjirokastrit Vasil Karanxha.

 

E zonja e kesaj bujtine qe tani po vizitohet nga turiste vendas e te huaj, nuk ka me kohe per te pushuar se ne shtepine e te pareve, te rikonstruktuar , turisteve u sherbehet me ushqim dhe fjetje.

Kjo eshte shtepia e pare turistike ne kete fshat me histori te lashte, me kishen e saj madheshtore dhe objekte te tjera dhe me pejsazh te mrekullueshem ne cdo stine te vitit.