Muaj i mbarë për të gjithë! Ja vaksina me e mire per te shuar etjen!

Muaj i mbarë për të gjithë! Iku edhe korriku. Le të pimë nga një gotë birrë të ftohtë.

Me ç’sebep do thoni ju?Sebepi janë temperaturat e larta mbi dyzet gradë që na kanë shkrehur fare si asnjëherë tjetër.

Sebepçinj jemi të gjithë. Kjo do të jetë vaksina më e mirë për të shuar etjen, duke e pirë dhe duke e shijuar gllënkë pas gllënke dhe jo duke e rrëkëllyer menjëherë. Të gjithë atyre që kanë programuar lejen e zakonshme iu uroj pushime të gëzuara. Rrugën për në Sarandë e dinë të gjithë. Mjafton të kenë xhepat plot me lekë. Gushtin si gjithnjë e parashikoj të zhurmshëm, rrugët dhe lokalet të mbushura plot me makina me targa të huaja dhe me emigrantë, me turistë vëndas dhe të huaj. Një gusht ndryshe nga i vjetshmi. Një gusht që vëndin e qershinjve do ta zënë rrusht. Por edhe fiqtë. Sa më shumë fruta, kjo është dieta më e mirë.!-shkruan ne faqen e tij Thisea Shyti.