Ministrja e arsimit Besa Shahini jep detaje per fillimin e vitit shkollor

Nepermjet nje video mesazhi ministrja e arsimit ka reaguar mbi çeshtjen e fillimit te ri shkollor.
Ajo shprehet:

“Ne sebashku me stafin e MASR, agjencitë tona vartëse, disa nga drejtorët e shkollave, disa nga mësuesit, te gjithe sebashku jemi duke bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. Në korrik sapo kemi ndërtuar edhe një draft-udhëzues me skenarë të mundshëm për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 duke synuar që të kthehemi në bankat shkollore. Por, nëse këtë, do ta bëjmë me orar të plotë, me orar të pjesshëm apo duke e kombinuar edhe me mësim në kushte shtëpie, këtë vendim do ta marri Task-Forca për Koronavirusin kur të jemi më afër datës së fillimit të vitit të ri shkollor në varësi të situatës me përhapjen e koronavirusit të ri”