Ministre e Arsimit Evis Kushi takim me mesuesen veterane te shkolles Urani Rumbo te qytetit te Gjirokastres

Duke e ecur në rrugët e kalldrëmta të Qafës së Pazarit në Gjirokastër, m’u afrua një nënë fisnike, e cila më tregoi se kishte punuar gjithë jetën e saj mësuese dhe me shumë dashamirësi dhe modesti më dha disa mendime, madje dhe këshilla me vlerë në punën time.

Kur u interesova më pas për të, mësova se Qefsere Selimi kishte qenë një nga mesueset më të nderuara të qytetit, e cila kishte marrë titullin “Qytetare Nderi” dhe “Mësuese e Merituar”, vlerësime të cilat as nuk i përmendi fare gjatë bisedës sonë të këndshme, sikur të ishim dy mike të vjetra.

Modele si nënë Qefserja nuk janë thjesht një frymëzim, për të vënë sa më shumë zemër dhe pasion në misionin tonë, por ato mund të shërbejnë edhe si këshilltarë në politikat tona, për mua, për mësuesit dhe për të gjithë punonjësit e sistemit tonë arsimor.