Marin Mema" 1.6 Milion Dollarë për të Prekurit nga Tërmeti, çdo Investim do bëhet Transparent
Gazetari i njohur Marin Mema së bashku me drejtuesin e “Rrënjë Shqiptare” Marko Kepi kanë mbledhur një shifër prej 1.6 milion dollarësh donacione qe do investohen per ndertimin e banesve te demtuara nga termeti i 26 nentorit.
Ne nje interviste per “ABC News” Marin Mema ka thene se çdo investim do të bëhet transparente për publikun dhe se do të kontrollohet çdo fond tjetër, se do te perpiqen te gjejne ndërtues seriozë që u garantojnë cilësi.
Pyetjes, 1.6 milion dollarë ju janë besuar ju dhe jo qeverisë, si ju bën të ndiheni për këtë, në një lloj kompeticioni me qeverinë?, Marin Mema eshte pergjegjur: Jo kjo nuk është garë, nuk kam garë me askënd, në dhimbje nuk ka garë, në tragjedi nuk ka garë, ne thjesht do të përpiqemi të ndihmojmë sa më shumë të mundemi…Për herë të parë në një situatë të tillë, fondet të mos abuzohen për asnjë cent.