Lëkundje tërmeti
Lëkundje tërmeti janë ndjerë këtë mesnatë në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë. Sipas Emsc një tërmet me magnitudë 3.3 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në orën 23:07 ,19.4 kilometra në veriperëndim-të Kosturit.
Greqia po goditet shpesh ditët e fundit nga lëkundje tërmeti, por fatmirsisht deri tani nuk ka as dëme materiale dhe as në njerëz, pasi magnitudat nuk kanë qenë të mëdha./RTSH Korca/