Lajmi i kesaj ore, tani, sipas KQZ-se ja kush eshte deputeti me i votuar!
Ndersa procesi i numerimit te votave vazhdon, nga KQZ mesohet se Taulant Balla është deputeti më i votuar në rang vendi me 11,641 vota.
Balla ka arritur që të lërë pas edhe kryesocialistin Rama i cili ka arritur të marrë deri më tani 11,207 vota.
Nderkohe edhe dy vendet pasardhëse zihen nga socialistët.
Niko Peleshi renditet i treti me 10,845 vota dhe Saimir Hasalla me 9,638 vota.
I pesti në listë është Flamur Hoxha i cili rezulton më i votuari ndër demokratët me 9,159 vota.
Më pas tre vende rresht zihen sërish nga socialistët, ku Aurora Mara ka marrë 9,138 vota, Blendi Klosi 8,099 vota dhe Bledar Çuçi 8,074 vota.
I teti renditet Dashnor Sula i PD-AN me 6,916 vota dhe Ervin Salianji i PD-AN me 6,379 vota.
Ndërkohë, vihet re se deri në këtë pikë të numërimit, Basha dhe Kryemadhi renditen shumë poshtë në listë, konkretisht Basha në vendin e 62 me 1,993 vota dhe Kryemadhi e 109-ta me 596 vota.