Lajm i mire, ja cfare duhet te beni per te përfituar shtyrjen e lejes sezonale të qëndrimit ne Greqi
Ministria e Zhvillimit Bujqësor në Greqi njofton se ka shtyrje lejet e qëndrimit të punëtorëve sezonal dhe përfitojnë dhe qytetarët shqiptarë të cilët shkojnë për të punuar në këtë sezon në shtetin helen.
Keshtu, Greqia ka vendosur shtyrjen 90-ditore të lejeve të qëndrimit për punëtorët në bujqësi që kanë hyrë në vend me këtë udhëzim, konkretisht për mbledhjen e frutave dhe ullinjve.
Për të përfituar shtyrjen e lejes sezonale të qëndrimit, të interesuarit duhet të dorëzojnë kërkesë në organet kopetente të zonës ku ndodhen, shoqëruar nga një deklaratë e punëdhënësit, për vazhdim të kontratës së punësimit.