Kush ka bërë gati valixhet mos të mërzitet, koha do hapi,Saranda ju pret!

Hena “Syri Magjik” mbi Saranden e bukur, ne kete moment, kapur nga syri dhe dora e stervitur e gazetarit te njohur Agron Mema.

Mbremje ne Sarande pas nje dite te merzitshme me shi.

Ka pak trishtim ka dhe pak melankoli po jo aq sa vizitoret e sotem e ata te neserm te merziten per nje “dite me shi” ne Sarande.

Tani ne Qershor e muajt ne vazhdim te veres, shiu nuk eshte i mirepritur ne Saranden me diell e det po dhe rast per merzitje nuk ka, as per te thene ” u prish koha”.

Kush ka bere gati valixhet mos te merzitet, koha do hapi, neser do kete diell dhe det…

Saranda ju pret, pushime te gezuara!

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com