Kujtojme kompozitorin e njohur te muzikes se lehte Agim Krajka
Kompozitori Agim Krajka u nda nga jeta ne moshen 83 vjecare, me veprimtari muzikore qe përfshin një periudhë prej tri dekadash. Ka shkruar muzikë në shumë lloje dhe është bërë i famshëm si me muzikën e lehtë, ashtu edhe më atë popullore, të përpunuar e orkestrale.
Ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pasviteve ‘90, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961. Agim Krajka është nderuar me titullin “Artist i Popullit.