Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot rritjen e radhës të pagës për mjekët specialistë. Ja sa do perfitojne mbi rrogën që kanë aktualisht

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot rritjen e radhës të pagës për mjekët specialistë. Ja sa do perfitojne mbi rrogën që kanë aktualisht.

Nga Kongresi i parë i Shëndetësisë në Tiranë, Edi Rama ka deklaruar se rritje do të ketë dhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Përveç 7% që është premtuar, nga fillimi i vitit të ri 2024, këto dy kategori do të kenë një rritje proporcionale rroge me atë të mjekëve specialistë.

“Rrogat e mjekeve ne i kemi rritur nga 2013, me 63%, por jemi të vetëdijshëm që kjo nuk mjafton. Unë sot dua t’ju them se në prill, mjekët specialistë do fillojnë të marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre. E përsëris, janë të reja, dmth janë 500 dollarë në muaj plus, 6 mijë dollarë në vit, nëse aritmetika ime është e saktë“, u shpreh Rama.