Kryeministri Conte:Këtë verë bukuria e Italisë nuk do mbesë në karantinë,pushime në det e në male,po me rregulla

“Këtë verë nuk do të qëndrojmë nëpër ballkone dhe bukuria e Italisë nuk do të mbesë në karantinë. Mund të shkojmë në det, në male, të shijojmë qytetet tona, por edhe nëse do ta bëjmë këtë gjë do të duhen rregulla dhe kujdes”, eshte shprehur kryeministri italian Conte duke shtuar se muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë.

Kkryeministri Conte ka folur dhe për krizën ekonomike që pritet të godasë Italinë dhe jo vetëm.
“Do të kemi një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe pasojat ekonomike do të jenë shumë të dhimbshme”, ka thene ai per gazetaret.