Krostata, nje gatim i thjeshte dhe i shijshem

Krostata me perime eshte nje gatim i shijshem francez. Receta e saj e pergatitjes eshte mjaft e thjeshte dhe e shpejte. Nese doni ta shijoni, me poshte ne po ju sjellim receten e pergatitjes se saj.

Perberesit

½ lugë çaji kripë
¼ lugë çaji me piper të zi
2 tufa spinaq
6 vezë
½ gotë qumësht
1 gotë me djathë kackavall të grirë imët
120 gram domate qershi të ndara përgjysmë
1 kungulleshkë mesatare e prerë në kubik

Udhezimet e pergatitjes

1. Parangrohni furrën në 200 gradë Celsius. Marim një tavë me madhësi mesatare dhe e lyeni me vaj ulliri.

2. Në një tas të madh rrihni së bashku vezët, qumështin, kripën, piperin.

3. Shtoni më pas spinaqin, kungullin, dhe djathin. I përzieni butësisht duke i shtuar edhe domatet.

4. Masën e krijuar e shtoni tek tava dhe e fusni në furrë të piqet për 40-45 minuta.

5. Shërbejeni sipër me pak majdanoz të freskët!

Ju befte mire