Koronavirusi në Vlorë/ Erdhi nga Bergamo e Italisë dhe...

Një familje në Vlorë është infektuar me koronavirus. Gazetari i Ora News, Edi Ruci raporton se bëhet fjalë për një djalë i cili pasi ka ardhur nga Italia në datën 8 mars, ka infektuar gjyshen, babain, nënën dhe vëllain.

Burimet bëjnë të ditur se djali i familjes ka ardhur nga Bergamo, më pas ka ikur në Gjermani në datën 20 mars.

Familja e infektuar janë të moshës 77 ,69, 50 dhe 24 vjec.

Megjithatë pritet një konfirmim zyrtar nga ministria e Shëndetësisë.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com