Ja pse vezet me ngjyrë kafe jane me te shtrenjta

Për të kuptuar një gjë të tillë, duhet të mësoni më shumë për sistemin riprodhues të pulës.
Ekspertët sqarojnë se një veze kërkon 26 orë që të formohet.
Vetëm membrana e lëvozhgës kërkon të paktën 75 minuta.
Pigmenti është hapi i fundit përpara se veza të dalë në dritë. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, në dy vitet e para të jetës, një pulë arrin të prodhojë të paktën një vezë në ditë.
Të gjitha vezët ndjekin të njëjtën rrugë. Por ato të bardha nuk ndalojnë në ‘stacionin’ e fundit për të marrë pigmentin e duhur. Vezët kafe nga ana tjetër bashkë me pigmentin, kërkojnë më shumë energji nga pula.
Pulat që prodhojnë vezë me ngjyrë kafe, kërkojnë më shumë kohë dhe më shumë ushqim, dhe rrjedhimisht kostot e prodhimit nga ferma janë më të larta.