Ish- Prokurori Shkëlqim Hajdari: Do Hapen Dosjet e 20 Viteve të Fundit dhe SPAK do Cojë pas Hekurave ish -Kryeministra, ish Ministra e Deputetë
Ne nje interviste dhene gazetes “Sot” ish-Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve, njëherësh Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqim Hajdari, veç të tjerave është shprehur:
“ Me ngritjen e SPAK do të nisë një frymë e re në
luftën kundër korrupsionit, pasi mund të hetohen nga
ish-kryeministra te deputetë. “
Nga ana tjetër ai ka treguar dhe rrugën që do të ndiqet për dosjet e bujshme që janë mbyllur ndër vite. Sipas tij, çdo dosje e 20 viteve të fundit që nuk ka shkuar në gjykatë mund të rihapet.
Në këtë intervistë Hajdari ka dhënë detaje dhe për organizimin dhe reformat e Inspektoratit që drejton.