Golëmi , fshati i largët malor i rrethuar me një kurorë malesh të lartë

Golëmi fshat malor ne rrethin e Gjirokastrës, shtrihet ne pjesen jugperendimore te krahines se Kurveleshit.

Është fshati me i largët dhe me në lartësi i rrethit të Gjirokastrës, me lartësi 1100 m mbi nivelin e detit.

Sic shikohet edhe ne kete foto, fantastike, qe ne e morem nga faqja “Kronike golëmase”, eshte i rrethuar me një kurore malesh të lartë. Vargu i maleve ndahet me dy gryka të thella, plot me përrenj e gremina.

Terreni rrethues tepër i thyer, midis malesh, në këmbët e të cilëve shtrihet fusha plot gjelbërim, i japin natyrës kontraste tërheqëse dhe fshatit i japin një pamje piktoreske.

Përballe fshatit, midis dy grykave të thella, asaj të Rehoves e të Kaparjelit, qëndron si kala madhështore mali i Pusit (1564 m).

Shtëpitë janë vendosur relativisht afër dhe gati një mbi një, duke filluar nga lartesite afër Qafes Furrit e duke zbritur gradualisht deri në Lemenjes. Kjo vendosje i jep bukuri të veçante dhe krijon mundësinë për ta parë fshatin krejtësisht nga çdo pozicion.

Vreshtat në krye të tij dhe pemët frutore pranë çdo shtëpie, gjelbërimi e “qëndisja” e koshtrave i japin fshatit një pamje shumë të bukur e tërheqëse.

Rreth një km në JL të fshatit ndodhet përroi i Vezhishtit. Dy faqet e tij thikë, shtrati i ngushtë, thenesia 300–400 m, buzat dhe radhonjtë e shkëmbinjve të faqeve anësore i japin nje bukuri të veçante.

Malet e larte dhe kodrat, të mbuluara me bar kanë sherbyer teresisht per kullota verore. Gjatë dimrit ato mbulohen me borë për 4-5 muaj. Ε trashësia e borës, hera-herës, arrin mbi 1,5 m dhe muaj. Νë përrenj të thellë të maleve mund të gjesh borë edhe në muajt maj-qershor.

Vendosja në lartësi, por relativisht jo shumë larg bregdetit (15 km) bëjnë që Golëmi të ketë klime mesdhetare malore. Për cilido të ardhur, Golemi, si një mjek i përsosur, të bën si pa e kuptuar shërbimet profilaktike. Ditët e para ndjen dhimbe që vendasit thonë “të kthen ujët”. Por në ditën e tretë e në vazhdim si me magji të hiqet çdo dhimbje. S’ke me asnjë shqetësim. I sëmure të jesh aty gjen shërim.

Gjate dimrit bie borë dhe bën ftohet, por siç thuhet, ai s’është “i hidhur”.Vera është e freske, rrallë herë e nxehtë, por në përgjithësi e thatë./Nga Wikpedia/